Kreu i Këshillit të Kardinalëve, Anxhelo Soldano cilësoi sulmet ndaj Papës Benedikt XVI të njëjta me ato të bëra kundër Papa Piu XII.
“Tanimë kundër Kishës derdhen akuzat e pedofilisë. Më parë ishin betejat e modernizmit kundër Papa Piu X, më pas sulmet ndaj Papa Piu XII për sjelljen e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fund Papa Paolo VI për teorinë e tij të Humanae Vitae. Pas sulmeve ndaj Papatit qëndrojnë këndvështrime më të errata, të cilat janë të kundërta më familjen e shenjtë dhe të vërtetave morale të mbrojtura prej Selisë së Shenjtë’, deklaroi Soldano.
Deklarata e kreut të Këshillit të Kardinalëve ka ardhur pas akuzave të forta, kryesisht prej shtypit dhe medias amerikane, kundër Papës Benedikt në lidhje me skandalin e pedofilisë që ka përfshirë klerin katolik në disa vende të botës.
Top Channel