“Skënderbej”, IMK: Nuk ka leje

07/04/2010 16:50

Qeveria nuk duket se do të tërhiqet nga beteja me bashkinë për sheshin ‘Skënderbej’.

Instituti i Monumenteve te Kultures ka bere te ditur, se nderhyrja e Bashkise se Tiranes në sheshin ‘Skënderbej’ nuk është e ligjshme. Drejtori i këtij institucioni Valter Shtylla, ka rrëfyer se vendimi i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve për t’i dhene leje Bashkisë për të zbatuar projekt idenë fituese të sheshit, ka qenë me disa kushte të cilat Bashkia nuk i ka respektuar.

Kushtet, konsistonin ne ndryshimin e disa pikave te projektit te paraqitur: te mos ndertohen dy ndertesa, qe sipas planit do te vendosen midis Bulevardit Zogu I dhe Muzeut Kombetar, te mos ndertohet ndertesa mes Muzeut Kombetar dhe Bankes se Shqiperise,si dhe  pjerrtesia e sheshit te mos e kaloje 1%.

“Me shkresën e fundit i kemi kërkuar bashkisë që të na sillte projektin pas vërejtjeve të bëra nga ne, por në fakt nuk ka ardhur asnjë reagim”, u shpreh Valter Shtylla, drejtor i IMK-së.

Pak ore me pas, drejtori i Trashegimise Kulturore Ols Lafe, duke theksuar serish nderhyrjen e jashteligjshme, sipas tyre, te Bashkise, beri nje kronologji te shkembimit te dokumentacionit teknik mes Bashkise dhe IMK-se. Sipas tij Bashkia ka bere kerkese per shqyrtimin e projekt idese me 23.5.2008. Me pas IMK ne nentor te 2008-es dha pergjigjen me kushtet. Me 27 prill te 2009-es, Bashkia dergon nje tjeter shkrese prane Keshillit Kombetar te Restaurimit, ku i kerkon njohjen e vendimit me kushte.

IMK, sipas Lafes, i eshte pergjigjur duke derguar nje kopje te ketij vendimi me kushte dhe duke kerkuar tre kopje te projektit me ndryshimet e reflektuara, ne menyre qe me pas te firmoste projektin duke u bere ate te ligjshem. Por sipas Ministrise se Kultures, nuk u mor pergjigje.Marrja e nje vendimi per situaten e krijuar, pritet se shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA