Shëndeti i njerëzve në qytete është i ekspozuar ndaj shume risqeve. Tirana si rasti më tipik i vërshimit të popullsise ofron për banoret e saj një jete jo të shendetshme që lidhet me numrin e madh të popullsise, nivelin e lartë të ndotjes dhe të tjere faktore sociale-ekonomike.
Organizata Botërore e Shendetit deklaron se varfëria dhe risqet në shëndet po zhvendosen nga zonat rurale në ato urbane. Dhe Shqipëria renditet ndër vendet më të ndotura të BE-së. Në Tiranë ndotja e ajrit nga pluhuri është 2-3 herë me lartë se norma e lejuar nga Bashkimi Europian.
Këtë vit OBSH-ja parashikon që në botë 1 miliard njerëz të zgjohen në një lagje të varfër urbane dhe rreth 1.2 milionë njerëz do të vdesin nga ndotja e ajrit në zonat urbane. Në diten botërore të shëndetit ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili fton aktore të tjerë të rëndësishëm që luajnë rol në shëndetin e njerëzve.
“Shëndeti nuk është një komponent që mbrohet nga shëndetësia, po të gjithë bashkë duhet të evidentojmë rolin tonë në mbrojtjen e shëndetit”, u shpreh Vasili.
Ndotja e mjedisit është përgjegjësi e ministrisë së Mjedisit, asaj të transportit dhe pushtetit lokal të cilet duhet të ndikojnë në arritjen e parametrave të BE-së.
Top Channel