Dy biznesmenë shqiptarë nga Shkupi rezultojnë të zhdukur prej një jave dhe dyshohet se janë marrë peng me qëllim zhvatjen.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave dy kushërinjtë Ismail dhe Ilmi Bajrami, 32 dhe 24 vjec u rrëmbyen ditën e enjte.

Sipas burimeve, një grup personash hynë në lokalin ku ndodheshin dy biznesmenët dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë ata me forcë.

Ndërkohë, babai i një prej kushërinjve ka deklaruar se dëshmitarë nga vendngjarja i kanë treguar identitetin e rrëmbyesve.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme në Shkup ka bërë të ditur se po heton mbi ngjarjen dhe se po bëhen kontrolle të ndryshme për të lokalizuar vendndodhjen e dy të rinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA