SHBA, në prill 290 mijë vende të reja pune
07/04/2010 15:40
Ekonomia amerikane ka krijuar 290 mijë vende të reja pune në muajin prill.
Kjo është rritja më e madhe në katër vjet, ndërkohë që ekonomistët prisnin 190 mijë vende të reja.
Megjithatë niveli i papunësisë, në të njëjtin muaj, është rritur nga 9,7% në 9,9%.
Top Channel