Serbia dhe Rusia do të nënshkruajnë gjatë ditës së sotme një marrëveshje kredie me vlerë 200 milionë dollare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave marrëveshja është pjesë e kredisë 1 miliard dollarëshe që iu premtua Beogradit gjatë vizitës së presidentit rus Dmitri Medvedev.

Moska rikonfirmon kështu mbështetjen ndaj politikave të Beogradit, përfshirë atë kundër pavarësisë së Kosovës.

Top Channel