Rooney ia del, por nuk luan

07/04/2010 10:40

Wayne Rooney nuk do të jetë në fushë përballë Bajern Mynihut. Është vetë trajneri i Manchester United, Sër Alex Ferguson ai që ka dhënë lajmin e keq për anglezët.

“Wayne ka bërë përparime të mëdha, stafi mjeksor ka bërë një punë fantastike, por nuk mund të rrezikojmë një lojtar që ka patur probleme me ligamentet, edhe pse përballja me Bajernin është shumë e vështirë”, ka deklaruar Sër Ferguson, i cili pritet të japë shansin Machedës të luajë që nga minuta e parë.  

“Përsa i përket ndeshjes, duhet të shënojmë më shumë se dy gola, por në fillim duhet të luajmë më mirë se ndeshja e kaluar, kjo është e vetmja mënyrë për të vazhduar rrugën drejt finales”, ka deklaruar tekniku skocez.

Në kampin bavarez gjërat duket se po shkojnë mbarë. Në Old Trafford, trajneri Van Gaal do të ketë në dispozicion dy shtyllat e skuadrës Van Buyten dhe Robben të dëmtuar në ndeshjen e 1 javë më parë.
“Shpresoj që ata të luajnë, – ka deklaruar presidenti Rumenige – Manchester mbetet favorit, por ne jemi një hap përpara dhe duhet ta mbajmë këtë ritëm. Kam besim të skuadra jonë, ka përfunduar Rumenige”.

Në ndeshjen tjetër, Bordo do të mundohet të bëjë të pamundurën përballë Lionit. Derbi francez në Champions do të luhet këtë herë në fushën e kampionëve të Bordos, por favorit për kalimin në gjysëmfinale është padyshim  skuadra e Lionit, kjo falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA