Rikthehet humori në Tiranë

07/04/2010 20:05

Pas Cirkut, tashmë edhe Estrada do të kalojë në varësi të Miistrisë së Kulturës.

Ajo është përfshire në ligjin për artin, si Teatri Kombëtar i Komedisë. Këtë e bëri të ditur ministri Ferdinand Xhaferaj në një takim me artistët. Ai propozoi ngritjen e një grupi pune në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës për të përcaktuar funksionet e këtij institucioni dhe vendndodhjen e tij. Grup ky qe u percaktua gjate takimit.

Artistët propozuan sallen e vogel te Teatrit Kombëtar si vend për zhvillimin e  aktiviteteve të Teatrit të Komedisë. Inisiativa për ngritjen e Teatrit të Komedisë u diskutua pak ditë më parë nga kryeministri Berisha, i cili kërkoi që teatrit të humorit t’i jepej karakter kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA