Protesta në Egjipt

07/04/2010 01:30

Qindra protestues mbushën rrugët dhe sheshet e Kajros në Egjipt për të demonstruar kundër presidentit Hosni Mubarak.

Manifestimi u organizua prej opozitës vendase, ku pjesëmarrësit hodhën parrulla si “Poshtë Mubarak”, dhe “Duam liri”.

Demonstruesit tentuan t’i afroheshin pallatit presidencial dhe ndërtesës së parlamentit në Kajro, ç’ka solli edhe përplasjen e tyre me forcat e rendit, 70 persona u prangosën. Ndërkaq policia përdori shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit, si dhe sekuestroi të gjitha kamerat dhe filmimet e televizionit arab Al- Jazeera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA