Pronat, kërcënon me vetëflijim

07/04/2010 15:05

Një 42-vjecar nga Durrësi ka protestuar rreth orës 13.00 përpara Ministrisë së Drejtësisë, me kërcënimin se së bashkë me fëmijët e tij do të hidhej nga tarraca e pallatit përballë. (UPDATE)

Feriz Haxhiaj, me banim në Durrës ka patur si qellim protestën dhe bashkë me tre femijet e tij mbante ne duar pankarten ne te cilen kerkonte rikthimin e prones se tij.

Pasi ka protestuar per disa minuta me rradhe, Haxhiaj i eshte larguar buzes se tarraces se bashku me femijet dhe ka qendruar ne qender te saj.

Policia, e cila ka marre informacionin nga telefonatat e qytetareve, është gjendur në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën, e cila është mbipopulluar nga kalimtarët  kureshtarë. Pas një bisede disa minuteshe, me nje prej zyrtareve te Ministrisë së Drejtësisë, dhe kreut te policise se Tiranes, Haxhiaj i është dorëzuar forcave policore. Në deklarimet qe dha në polici, Haxhiaj tha se ishte vetëm duke kërcënuar me vetëvrasje për rimarjen e pronës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA