Prishtina, në pritje të mbërritjes se Steinberg
07/04/2010 11:45
Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg pritet të mbërrijë sot në Kosovë, në kuadër të turit të tij në Ballkan.
Sipas raportimeve të mediave kosovare, Steinberg në këtë tur shoqërohet nga ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos.
Zyrtari amerikan do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të Kosovës, për të biseduar mbi vendosjen e raporteve me Serbinë.
Pak ditë më parë, kur lajmëroi vizitën e tij në Kosovë, Steinberg deklaroi se pavarësia e Kosovës ka qenë nje faktor stabiliteti në Ballkan.
Top Channel