Norvegji, prifti katolik pranon abuzimin
07/04/2010 10:10
Nuk ndalet stuhia e shkaktuar pas shpërthimit të skandalit me priftërinjtë pedofilë. Një prift katolik norvegjez, me origjinë gjermane, Georg Mueller, ka rrëfyer se ka kryer abuzime seksuale ndaj një djali minoren 20 vite më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur website zyrtar i televizionit shtetëror norvegjez, NRK. Në vazhdën e këtij rrëfimi, prifti ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Ky është rasti i parë i pedofilisë që lidhet me kishën katolike në Norvegji.
Sipas televizionit NRK, Kisha katolike i ka paguar viktimës një dëmshpërblim prej 65 mijë eurosh. Abuzimi u krye kur Mueller ishte një prift i thjeshtë.
Top Channel