Michaels: Më është dhënë një shans i dytë
07/04/2010 14:20
Këngëtari Bret Michaels thotë se i është dhënë një shans i dytë dhe se do të vazhdojë të “rock the world”, pasi mjekët i thanë se do ta marrë veten pas hemoragjisë në tru.
Këngëtari i grupit “The Poison”, 47 vjec, ka folur për herë të parë që kur u shtrua në spital dy javë më parë pas një dhimbjeje të fortë koke.
“Nuk ka ardhur koha ime dhe unë e besoj këtë”, ka deklaruar ai për revistën “People”, duke shtuar se hemoragjia ishte si për të si një armë.
Me herët gjatë javës doktorët që u kujdesën për Michaels thanë se ai duhet ta marrë plotësisht veten para se t’i rikthehet muzikës.
Top Channel