L. e Mesme, plagosen 5 palestinezë në Beit Hanun

07/04/2010 10:30

Pesë palestinezë kanë mbetur të plagosur në Beit Hanun nga një raketë e qëlluar nga militantët në drejtim të Izraelit, që rezultoi me defekt.

Lajmin e bën të ditur agjencia “MAAN”. Në ditët e fundit lëvizja islamike e Hamas ishte përpjekur të bindte grupet e armatosura palestineze që të ndërprisnin sulme me raketa ndaj shtetit hebre.

Nga ana tjetër edhe autoritetet izraelite kanë dënuar ushtrinë e tyre për vrasjen e disa palestinezëve të paarmatosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA