Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor do të ketë mundësi të takohet ditën e enjte me presidentin amerikan Barack Obama.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave Kosor do të jetë e pranishme në darkën që Obama do të organizojë në Pragë, bashkë me përfaqësuesit e 11 vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa lindore.

Në Pragë, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të nënshkruajë traktatin e ri “Start” me Rusinë, për kufizimin e armëve bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA