Kirgizstan, degjeneron protesta, 17 te vrarë

07/04/2010 15:25

Protestat anti-qeveritare në Kirgizstan kanë degjeneruar në dhunë të ashpër, me 17 persona të vrarë gjatë përleshjeve me policinë në kryeqytetin Bishkek.

Protestuesit kanë sulmuar zyrat e presidentit Kurmanbek Bakiyev dhe ato të radiotelevizionit publik, duke shkaktuar ndërprerjen e transmetimit.

Raportohet se policia ka hapur zjarr pasi nuk arriti ta shpërndante turmën me gaz lotësjellës.

Presidenti Bakiyev ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura nga protestat, që nisën ditën e martë në qytetin provincial të Talasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA