Kirgistan, bie presidenti

07/04/2010 23:25

Ish-ministrja e Jashtme e Kirgistanit, Roza Otunbayeva deklaroi për mediat ndërkombëtare se presidenti Kurmanbek Bakiev u rrëzua dhe se ajo drejton përkohësisht vendin.

“Shpresoj të kemi kontroll të plotë mbi situatën e krijuar, por në të njëjtën kohë më duhet të them se kemi shume punë për të bërë’, deklaroi Roza Otunbayeva për CNN.

Protestat nisën në rajonin Talasa ku u rrah barbarisht edhe ministri i brendshëm vendas, i cili kishte shkuar në vendngjarje për të qetësuar protestuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA