Ki Moon: Të zbatohet plani për veriun
07/04/2010 14:05
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të zbatojnë si duhet strategjinë për veriun.
“Jam i shqetësuar për mundësinë e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, nëse qeveria në Prishtinë nuk zbaton strategjinë e saj në mënyrë transparente dhe përmes dialogut me bashkësitë lokale”, është shprehur Ki Moon në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit.
Numri 1 i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar marrjen e masave të duhura për afrimin e bashkësisë shqiptare me atë serbe në Kosovë.
Më tëj Ki Moon e ka vënë theksin tek siguria në shtetin e ri, të cilën e ka vlerësuar si të qetë, por të brishtë.
Top Channel