Kërcënimi me vetëvrasje, Haxhiaj rrezikon kujdestarinë

07/04/2010 19:35

Feriz Haxhiaj, personi që bashkë me fëmijët kërcenoi me vetëvrasje, si shenjë proteste ndaj moszgjidhjes së problemit të pronave, rrezikon të humbë kujdestarinë ndaj tre fëmijeve të tij.

Sipas paikologes dhe pediatres Lira Gjika, babai i tre fëmijëve ka shkelur të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e njeriut, ndaj shteti duhet të ndërhyjë menjëherë.

“Ky njeri ka tejkaluar të drejtën. Edhe pse është babai i tyre, nuk është pronari i fëmijëve. Shteti mund t’i heqë të drejtën prindërore sepse fëmija në radhë të parë është përgjegjësi e prindit. Ka ikur koha që të jap une jetën dhe ta marr sërish unë. Nese ke prurë një jetë të re, në radhë të parë ke përgjëgjësinë dhe te drejtën e kujdestarisë e vendos shteti”, shprehet Gjika.

Gjithcka është e shkruar në kodin e familjes. Babai i tre fëmijëve, ndonëse mund të ketë të drejtë për problemin që nuk e ka zgjidhur dot, ka zgjedhur mënyrën me të gabuar të mundshme, pasi sipas psiokologes Gjika, ky pronar nuk di të mbrojë trashëgimtarine tij, për të cilin thotë se po lufton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA