Një komandant taleban, që ishte burgosur për pengmarrjen e disa të huajve në Kabul, ka fituar lirinë.
Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ britanik BBC, sipas të cilit Akbar Agha duhet të kryente një dënim 16 vjecar për rrëmbimin e tre punonjësve të OKB-së në kryeqytetin afgan në vitin 2004.
Miqtë e tij deklaruan se ai ishte falur nga presidenti Hamid Karzai, por një zëdhënës tha se presidenti nuk mund ta tërhiqte cështjen.
Stafi i OKB-së ishte i pari nga stafet e huaja që u rrëmbye në Kabul, por që për fat të mirë u liruan pas një muaji.
Një prej tyre ishte një grua nga Irlanda e Veriut, dy të tjerët dy burra nga Kosova dhe një nga ishujt Filipine.
Akbar Agha organizonte rrëmbime me qëllim financimin e një grupi sekret taleban, Jaish ul Muslimeen, ose Ushtria e Myslimanëve.
Top Channel