Indonezia goditet nga tërmet 7.8 gradë Rihter
07/04/2010 01:05
Lëkundje sizmike me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter u regjistruan prej Institutit amerikan të Simzmiologjisë në krahinën veriore të Sumatras në Indonezi.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 05:15 më orën lokale indoneziane me epiqendër 205 kilometra nga qyteti Sibolga dhe në një thellësi prej 46 kilometrash.
Ende nuk raportohen viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet indoneziane lëshuan alarmin e tsunamit.
Megjithatë instituri Sizmiologjik amerikan saktëson se nuk pritet një tsunami shkatërrues, por zonat pranë epiqendrës së tërmetit mund të preken ndjeshëm prej dallgëve.
Top Channel