Erdogan: Izraeli, kërcënim për paqen
07/04/2010 14:50
Turqia është radhitur përkrah atyre vendeve qe kundërshtojnë politikën e Izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme.
“Aktualisht Izraeli përbën kërcënimin kryesor për paqen në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar kryeministri turk Recep Taip Erdogan.
Deklaratën e tij shefi i qeverisë së Ankarasë, e cila jo pak herë është përballur me tentativa për grusht shteti, e bëri nga Franca ku ndodhet për një vizitë zyrtare, vend që ka kundërshtuar anëtarësimin e Turqisë në BE.
Top Channel