Bullock: Nuk ekziston asnjë video seksi
07/04/2010 09:30
Nuk ekziston asnjë video seksi, nuk ka qenë dhe nuk do të ketë kurrë dicka të tillë.
Ky ka qenë komenti i parë i aktores Sandra Bullock për “People.com”, pas zërave të shumtë për ekzistencën e e një regjistrimi ku ajo shfaqet në skena seksi me bashkëshortin.
Kjo është hera e parë që Bullock flet për mediat, që pas publikimit të tradhëtive nga i shoqi Jesse James. Ndërkohë aktorja nuk ka dhënë asnjë sqarim se cila do të jetë e ardhmja e saj, nëse do ta falë bashkëshortin apo do të divorcohet prej tij.
Top Channel