Brazil, moti keq, rriten viktimat

07/04/2010 04:50

Përkeqësohet bilanci i të vdekurve nga reshjet e shumta të shiut dhe rreshqitjet e dherave në Rio de Janeiro të Brazilit.

Autoritetet në Rio njoftuan se 95 persona numërohen të vdekur dhe 93 të lënduar. Njoftohet gjithashtu se mbi 290 persona janë shpëtuar nga grupet e kërkimit.

Reshjet rekord të shirave prej 288 milimetrash, sipas autoriteteve braziliane, vetëm në 24 orarëshin e fundit gjetën vendin të papërgatitur dhe humbjet në njerëz mund të evitoheshin.

Grupet e shpëtimit kanë përqëndruar punën e tyre në evakuimin e disa zonave ku priten rreshqitje masive e dherave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA