Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se partia e tij do të propozojë një ligj për ndalimin e ferexhesë në BeH.

“Një ligj i tillë është miratuar në disa shtete të Evropës dhe mendoj se edhe ne duhet t’i afrohemi standarteve evropiane”, ka pohuar Dodik.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se partia e tij në Parlament do të propozojë edhe miratimin e një deklarate për dënimin e genocidit turk ndaj armenëve.

Por shumë media kanë reaguar duke i kujtuar Dodik genocidin e ushtruar me masakrën e Srebrenicës, rezolutën e të cilit në Parlament e pengon pikërisht partia e tij SNSD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA