Bangkok, “këmishët e kuqe†hyjnë në Parlament
07/04/2010 08:00
Qindra protestues kanë hyrë me forcë mëngjesin e sotëm në Parlamentin tajlandez në Bangkok, pas javësh të tëra protestash.
Ata kanë përdorur një kamion për të rrëzuar derën e hekurt të pallatit, i cili gjithësesi ishte bosh në momentin e sulmit.
Manifestuesit, të njohur ndryshe si “këmishët e kuqe”, kanë shprehur sërish mbështetjen e tyre ndaj kryeministrit të rrëzuar Thaksin Shinawatra.
Pas rrëmujave të shumta, parlamentarët tajlandezë janë transferuar në një kazermë ushtarake në përiferi të Bangkokut.
Protestuesit kërkojnë nga kryeministri aktual shkrirjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Top Channel