Australia, në turp nga arratisja e Vasilkovic
07/04/2010 12:00
Sistemi gjyqësor në Australi ndihet i turpëruar nga arratisja e Dragan Vasilkovic, ish-paraushtarak serb i kërkuar nga Kroacia për krime lufte.
Vasilkovic, i njohur ndryshe si Kapiten Dragani, u hodh në arrati pas vendimit të Gjykatës së Lartë australiane për ta ekstraduar në Zagreb.
Ai u arrestua në vitin 2006 në këtë vend, ku jetonte me emrin Daniel Senden dhe kishte fituar nënshtetësinë australiane.
Top Channel