Asambleja, miratohen ndryshimet në statut
07/04/2010 14:35
Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste, në të cilën u miratua programi dhe ndryshimet në statut.
Deputeti Blendi Klosi deklaroi se ndryshimet kanë qenë pjesë e një diskutimi te gjerë, ndërsa theksoi se misioni i socialistëve mbetet transparenca e zgjedhjeve dhe protestat deri në vendosjen e kësaj të drejte.
“Detyra kryesore e jona është mbështetja e interesave të qytetarëve”, u shpreh Klosi.
Këto ndryshime do të miratohen në kongresin e 18 prillit të Partisë Socialiste.
Top Channel