Aldo Bare kërcënon sërish

07/04/2010 20:00

Ish kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare ka kërcënuar nga kafazi i hekurt në gjykatë, drejtues të lartë të policisë në momentin kur po dëshmonte njëri nga shokët e viktimave te tij, të cilit Bare i shëtiti kokën e prerë nëpër qytet.

Dëshmitari foli mbi përplasjen, që më pas krijoi edhe legjendën urbane, sipas se cilës, Aldo Bare apo Alfred Shkurti, u hakmorr ndaj Artur Dajës për vrasjen e të vëllait, Ramadan Shkurti. Përkunder mitit të hedhur prej vitesh ku thuhej se Alfred Shkurti sapo mësoi vrasjen e të vëllait u kthye në Shqiperi dhe pasi u betua tek varri i tij nisi serinë e vrasjeve për hakmarrje, dëshmitari pohoi se në përplasjen e parë mes bandës dhe Artur Dajës ku ishte i pranishëm edhe vëllai i Bares, ka qënë pjesëmarrës edhe vete Aldo Bare.

Por Bare mbrojti edhe ne proces tezën se nuk ka qene i pranishem ne perleshjen me arme ku mbeti i vrare vellai tij, madje sipas tij, ai e ka mesuar ngjarjen nga nje tjeter anetar i bandes. Pas ketij rrefimi, Aldo Bare kercenoi deshmitarin dhe nje nga zyrtaret me te larte te policise, Agron Kulici, i cili sipas Bares, ka instruktuar deshmitarin per theniet e tij. Prangat dhe kafazi i hekurt nuk e kane penguar kreun e ish bandes famekeqe te thote me ze te larte se edhe brenda burgut ai ndjehet serish i fuqishem.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA