Zgjedhjet, Brown tek mbretëresha për datën

06/04/2010 12:20

Kryeministri britanik Gordon Brown po bëhet gati të njoftojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar më 6 maj.

Pas një takimi me kabinetin e tij në Downing Street, ai është drejtuar për në Buckingham Palace, për t’i kërkuar mbretëreshës që të shkrijë Parlamentin.

Sapo të lërë Pallatin ai do të konfirmojë dhe datën e parashikuar në masë të gjerë për mbajtjen e zgjedhjeve, opsion të cilin Brown e vlerëson si “zgjedhja e madhe”.

Ndërkohë, lideri konservator David Cameron ka deklaruar se partia e tij ka idetë më të mëdha për qeverisjen e vendit, ndërsa liberali Nick Clegg tha se vetëm partia e tij ofron “ndryshimin real”.

Sipas mediave britanike, ekonomia, taksat dhe shërbimet publike pritet të jenë temat kyce në fushatën elektorale që do të zhvillohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA