Woods: Pas klinikës jam njeri më i mirë

06/04/2010 04:00

Pas daljes prej klinikës ku u kurua për thuajse 20 ditë për varësinë ndaj seksit, golfisti Tiger Woods, deklaroi se kurimi në klinikë ndoshta nuk e ka bërë një sportist më të mirë, por njeri më të mirë është e sigurt.

“Po përpiqem gjithmonë edhe me shume, çdo ditë të rifitoj jetën time. Rehabilitimi ndoshta nuk më ka bërë një sportist më të mirë, por ama një njeri më të mirë është e sigurt që më ka bërë”, deklaroi Woods.

Ish-sportisti më i paguar në botë përpara disa muajsh u përfshi në disa skandale seksuale të njëpasnjëshme, të cilat çuan në rrëzimin e “perandorisë” së ndërtuar prej tij brenda pak kohësh. Pas kësaj Woods u rehabilitua në një klinikë për varësinë ndaj seksit si dhe kërkoi falje publike gruas së tij Erin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA