
Vazhdon heshtja për shtyp te Vllaznia. Drejtuesit shkodranë i kanë qëndruar besnik vendimit të marrë ditë më parë në lidhje me dy prej sfidave të tyre më të rëndësishme në kampionat dhe në kupë.
Sikurse bëhet e njohur nga burime pranë skuadrës shkodrane, qëllimi i drejtueshme kuqeblu është që të mbajnë skuadrën larg zhurmës së medias, për të përgatitur në qetësi përballjen e të mërkurës me Teutën, në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet e Kupës që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.
Megjithatë nuk kanë munguar zhvillimet. Anglezi i Vllaznisë, Feniks, për herë të dytë ka kërkuar të largohet nga skuadra. Nuk dihen ende shkaqet, por ajo që konfirmohet nga burime pranë klubit është se drejtuesit kanë arritur ta bindin Feniksin të mos largohet pa përfunduar sezoni. Kjo është hera e dytë që anglezi bën një tentativë të tillë.
Top Channel