SHBA, shpërthimi në minierë, 25 të vdekur
06/04/2010 09:00
Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve për shkak të një shpërthimi në një minierë karboni në West Virginia,në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Incidenti, është më i rëndi i 26 viteve të fundit dhe ka ndodhur rreth 50 kilometra në lindje të kryeqytetit, Charleston. Në vendin e shperthimit për orë të tëra skuadrat e shpëtimit kanë tentuar të gjejnë në kohë të mbijetuar, por ende katër minatorë rezultojnë të zhdukur.
Sipas të dhënave në brendësi të minierës gjenden dy vendstrehime me ushqim, ujë, ajër të mjaftueshëm për të paktën katër ditë.
Top Channel