SHBA, shpërthim në minierë, 6 viktima

06/04/2010 01:20

Të paktën gjashtë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një shpërthimi në një minierë të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpërthimi ndodhi në një minierë karboni në kontenë e Raleigh, minierë kjo e zotëruar prej kompanisë “Massey Energy”.

Ende nuk dihen shkaqet që sollën shpërthimin tragjik, ndërsa forca të shumta zjarrëfikësish kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.

Autoritetet kanë nisur hetimet ndërkohë që bilanci i viktimave mund të përkeqësohet pasi disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA