Serbia ka lëshuar urdhërarreste ndaj 150 qytetarëve të Kosovës dhe ua ka dërguar ato INTERPOL-it, në mënyrë që nëse ata udhëtojnë jashtë Kosovës të arrestohen.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet kosovare, sipas të cilave problemi qëndron tek fakti se Kosova nuk është anëtarësuar në INTERPOL.

Megjithatë, theksojnë burimet, qeveria kosovare u ka dërguar një letër vendeve anëtare duke u kërkuar që të mos marrin parasysh urdhërarrestet serbe.

Burimet shtojnë më tej se Prishtina zyrtare ka nisur një bashkëpunim së pari me Malin e Zi, në mënyrë që shtetasit kosovarë që udhëtojnë në këtë vend të mos arrestohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA