Rusia: Dalim nga “Start” nëse kërcënohemi

06/04/2010 12:55

Rusia mund të dalë nga traktati “Start” nëse do të ndihet e kërcënuar nga mburoja anti-raketë e Shteteve të Bashkuara.

Deklarata është bërë nga ministri rus i Jashtëm, Serghiei Lavrov, i cili ka sqaruar se Moska gëzon të drejtën të tërhiqet në cdo moment nga marrëveshja e re për carmatimin bërthamor, nëse mburoja amerikanë kërcënon arsenalin e saj.

Por pavarësisht kësaj, shefi i diplomacisë ruse ka nënvizuar se “Starti” i ri është dëshmi e një niveli të ri mirëbesimi në marrëdhëniet mes dy ish-armiqve të luftës së ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA