Rihanna rikthehet në skenë me risinë Kesha
06/04/2010 20:50
Rihanna ka vendosur t’u rikthehet skenave në vitin 2010 dhe këtë do ta bëjë bashkë me të talentuarën e muzikës pop, Kesha.
Pas marrëdhenies së tensionuar me Chris Brown, e cila përfundoi deri në dhunë fizike, Rihanna tashmë e ka hedhur pas krahëve atë histori dhe kërkon të rifitojë besimin e fansave. Albumi “Rated R” ka ecur mire por kjo nuk ka mjaftuar për menaxherët e saj, të cilët kanë llogaritur që ajo të zhvillojë disa koncerte live në SHBA.
Për të shtuar sa më shumë publikun, ata kanë mënduar që në koncerte të jetë e pranishme edhe Kesha, një nga zbulimet e vitit 2009. Turneu do startojë në 2 korrik nga Seattle dhe parashikon 25 ndalesa.
Top Channel