Real Madrid, Benzema për Paton
06/04/2010 15:50
Reali i Madridit bën një propozim të guximshëm, duke kërkuar nga Milani shkëmbimin kokë më kokë mes sulmuesit Benzema dhe brazilianit Pato.
Drejtuesit e skuadrës “merengues” nuk janë të kënaqur me rendimentin e francezit që e blenë 35 milionë euro në verë dhe mendojnë ta lenë të lirë. Marrëdhëniet ë mira mes dy klubeve e favorizojnë këtë ide edhe pse agjenti i Benzema thotë se ai është i lumtur tek Reali.
“Nuk kam lexuar asgjë për merkaton. E vetmja gjë që dua të them eshtë se Karim është i lumtur dhe do vazhdojë të qëndrojë në Madrid”, theksoi agjenti. Por nga ana tjetër, francezi ka edhe trajnerë të tjerë që e pëlqejnë si Alex Ferguson që ka kërkuar përherë ta marrë tek Manchester United.
Top Channel