Ndërtuesit: Presim likuidimin nga qeveria

06/04/2010 08:45

Pavarësisht shumave të disbursuara në muajin mars, në masën 8 miliardë lekë, në fushën e investimeve, për ndërtuesit situata me likuidimet e prapambetura vijon të jetë ende shqetësuese.

“Jemi duke pritur fondet e prapambetura. Dëgjojmë për çelje fondesh, apo mbyllje të likuidimit brenda muajit mars, por ende asgjë”, tha për “Shqip” drejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksi Muçi.

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga fillimi i vitit buxhetor 2010, Ministria e Financave nuk ka paraqitur ende shifra të investimeve, apo të planeve, duke u mjaftuar me deklaratën e ministrit Bode, se në muajin mars ishin kryer rreth 8 miliardë lekë prokurime të investimeve.

Kriza ekonomike dhe shtrëngimi i masave nga bankat i ka futur ndërtuesit në një situatë të vështirë financiare, ndërsa vijon të mos ketë asnjë shenjë përmirësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA