Masakra e Cërrikut, tension në sallën e gjyqit

06/04/2010 10:55

Gardisti Shpend Haklaj ka dëshmuar para Gjykates se Krimeve të Rënda për masakrën e 23 majit 1997 ku në Cërrik gjashte gardiste u vranë dhe disa oficerë policie u plagosën.

Haklaj i cili në atë kohë drejtonte një tank i tha gjykatës se ishin urdhëruar të shkonin në Cërrik në mbështetje të forcave speciale. Sipas deshmitarit drejt Cërrikut ishin nisur sipas ketij urdhëri gjashtë tankistë e katër mjete të blinduara ndërsa para Pallatit të Kultures kishte dëgjuar krisma.

Dëshmitari shtoi se vetë nuk kishte parë ndonjë të vrarë, por për gardistet e vrarë i kishte treguar kolegu i tij. I pyetur nga prokurori Adnan Xholi ai nuk permendi emrin e ndonjërit prej të pandehurve që ndodhen në qeli,por shpesh u referohej rrëfimeve te deshmitareve okulare per diten e masakres dhe njerezit qe u vrane aty. Megjithate ne lidhje me pranine e Gardes ne Cerrik deshmitari shtoi se nuk kishin qelluar ne drejtim te popullsise.

Gjate kesaj deshmie e cila u dha pa pranine e kamerave, ne nje moment avokati Saimir Visha akuzoi se ne salle ndodheshin agjente te SHIK-ut dhe SHKB-së per te bere presion.Nen akuze per masakren e Cerrikut ndodhen nente persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA