Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci pritet të njoftojë së shpejti ndryshime të tjera në radhët e kabinetit të tij, por këtë herë në rang zëvendësministrash.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në ndryshimet e reja mund të përfshihen edhe disa nga ministrat e shkarkuar, të cilët mund të bëhen zëvendësministra.

Sipas burimeve, janë 6 zëvendësministrat që pritet të shkarkohen, në bazë të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritar.

Burimet shtojnë më tej se paketa e ndryshimeve mund të mbyllet brenda pak ditësh, kur kryeministri Thaci të bëjë publikë emrat e rinj të zëvendësministrave.

Top Channel