Një grup personash të paidentifikuar kanë sulmuar në orët e vona të ditës së djeshme, me një mjet shpërthyes ndërtesën ku ndodhet selia e Drejtorisë për Arsimin në komunën e Vitisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave nga shpërthimi i sasisë së eksplozivit kanë mbetur të plagosur lehtë dy rojet e ndërtesës.

Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe shpreson në identifikimin e shpejtë të autorëve, të cilët sipas dëshmive të rojeve ishin të armatosur.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe misioni EULEX, i cili e ka cilësuar atë si një atentat ndaj përpjekjeve për sundimin e ligjit.

“EULEX dënon ashpër ata që fshihen pas shpërthimit dhe beson se Policia e Kosovës do të kryejë një hetim të plotë mbi këtë ngjarje”, thuhet në një komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA