Kongo, trupat e OKB-së rimarrin aeroportin

06/04/2010 01:55

Forcat qeveritare në Republikën Demokratike të Kongos, në një operacion të përbashkët me trupat paqeruajtëse të OKB-së rimorën nën kontroll një aeroport në perëndim të vendit.

Operacioni u ndërmorr kundër disa grupeve rebele lokale në aeroportin e Mbandakas në krahinën e Equateurit.

Grupet e armatosura në Kongo prej vitesh mbeten një problem shqetësues. Sulmi i fundit ndaj aeroportit të Mbandakas u ndërmor ditën e shtunë dhe shkaktoi vrasjen e dy punonjësve të OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA