Kirghizistan, merret peng guvernatori i Talas
06/04/2010 17:20
Mijëra opozitarë të presidentit të Kirgizistanit, Kurbanbek Bakiev kanë marrë peng guvernatorin e rajonit të Talasit.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime të opozitës, sipas të cilës manifestuesit kanë bllokuar të gjitha katet e ndertesës qeveritare.
Lëvizja e Bashkuar Popullore kishte thirrur dje për të manifestuar në të gjithë vendin kundër presidentit të akuzuar për censurim të shtypit dhe korrupsion.
Top Channel