Kinë, dënohet me vdekje trafikanti japonez

06/04/2010 13:25

Është ekzekutuar në Kinë dënimi me vdekje ndaj një shtetasi japonez, i dënuar për trafik droge.

Dënimi u krye në provincën Liaoning, ku personi në fjalë, 65 vjec, mbahej i burgosur, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Ekzekutimi është kritikuar nga shtypi dhe nga qeveria japoneze. Kryeministri Hatoyama e ka cilësuar “të pakëndshëm dhe të ashpër” aktin, ndonëse ka theksuar se Japonia nuk mund të ndërhyjë në cështjet gjyqësore të një vendi tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA