Karzai kërcënon të kalojë me talebanët
06/04/2010 21:40
Shkëmbime të ashpra deklaratash mes Kabulit dhe Uashingtonit. Presidenti afgan Karzai, sipas disa burimeve të mediave ndërkombëtare, ka kërcënuar se do të bashkohet me talebanët.
Karzai kishte akuzuar forcat perëndimore për mashtrim në zgjedhjet elektorale.
Sjelljet e tij shqetësojnë NATO-n, e impenjuar në vend me një forcë multinacionale, dhe provokojnë reagime të ndërkombëtarëve.
Ish-përgjegjësi i OKB-së në Afganistan, Galbraith, ka vënë në dyshim ekuilibrin mendor të Karzait duke aluduar për probleme të mundshme me drogën.
Top Channel