Ja si u vra gazetari i “Reuters” në Bagdad

06/04/2010 02:30

Disa filmime të shpërndara nga faqja e internetit “Wikileaks’ tregojnë pamjet tronditëse kur një helikopter amerikan qëllon një makinë të agjencisë së lajmeve Reuters, duke vrarë reporterin dhe shoferin e tij.

Video shfaq pamjet e “humbjeve anësorë” të deklaruara prej Pentagonit menjëherë pas ndodhjes së tragjedisë më 12 korrik të 2007-ës në Bagdad. Nga sulmi gjeti vdekjen reporteri i “Reuters” Namir Nor Elde, shoferi i tij dhe 11 persona të tjerë mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Ekuipazhi i helikopterit “Apache” sulmoi makinën e gazetarëve pasi kishte ngatërruar kamerën e tyre me një raketa-lëshues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA