Itali, përkujtohet njëvjetori i tragjedisë së Akuilas

06/04/2010 14:30

Në Itali në qytetin e Akuilas është përkujtuar një vjetori i tërmetit që i mori jetën 308 personave. Në këtë tragjedi humbën jetën edhe disa emigrantë shqiptarë.

Pas nje viti ne rruget e qytetit te goditur nga termeti eshte shfaqur populli i karrocave te dores, ata jane banoret te cilet perpiqen te largojne 5 milione tonë rrenoja qe nuk jane larguar ende nga zona.

Kur ora shënoi 3:32, pikërisht në momentin e lëkundjeve fatale, të pranishmit me qirinj në duar mbajtën një heshtje të gjatë.

Aquila përkujtoi viktimat, por kërkon që të kthehet sërish në një zonë të banuar dhe të rimëkëmbet sa më parë nga tragjedia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA