
Vetëm pak orë pas njoftimit për kthimin e tij në jetën normale sportive, për Tiger Woods makthi nuk ka përfunduar ende.
Sipas një prej ish-të dashurave të tij, Joslyn James, kampioni është një gënjeshtar i madh dhe nuk është shëruar aspak nga varësia e tij ndaj seksit.
Ylli i filmave pornografikë, e njohur me pseudonimin Veronica Siwik-Daniels, kishte përgatitur një takim me një gazetar për të ndjekur konferencën për shtyp të Woods. Pas takimit publik, aktorja theksoi se Woods nuk është shëruar, ndërkohë që e ka kritikuar pasi kampioni nuk kërkoi ndjesë përsa kishte ndodhur.
Joslyn, siguroi se marrëdhënia me asin e golfit ka zgjatur për rreth tre vjet duke kujtuar se vetëm 10 ditë pas lindjes së vajzës së tij Woods e kishte takuar.
Top Channel