Fanning-Stewart protagoniste në “Runaways”
06/04/2010 21:30
Yjet e sagës “Twilight” Kristen Stewart dhe Dakota Fanning janë protagonistet e filmit “Runaways”, që përshkruan rrugëtimin e bandës femërore të muzikës rock në vitin 1975 në Los Angeles.
Filmi do dalë në sallat amerikane ditën e premte. Joan Jett dhe Cherie Currie janë dy mikesha nga Kalifornia jugore të cilat duan të zbarkojnë në botën e muzikës dhe këtë e arrijnë falë ndihmës së menaxherit Kim Fowley që interpretohet nga Michael Shannon.
Filmi drejtohet nga regjisorja Floria Sigismondi dhe ndjek evolucionin e bandës që arriti të korrë një sukses të madh në SHBA. Themeluesja e grupit Joan Jett mori pjesë në prezantimin e filmit në “Sundance Film Festival”.
Top Channel